Në maifestimin tradicional, shkencorë, “Drita e Gonxhes”, kushtuar nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxxhiu, “Nënë Tereza”, zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, njëherit edhe ministër për Sistem Poltik dhe Marëdhënije ndërmjet Bashkësive, tha se një komb nuk çmohet për nga numri i personaliteteve të mëdha që ka në gjirin e vet. Por çmohet për nga mënyra se si i trajton dhe kujton ato.
Ky manifestim është realizuar nën ombrellën e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marëdhënije ndërmjet Bashkësive dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në RMV. Grubi më tej shtoi se “Nënë Tereza” po kujtohet dhe nderohet në mënyrën më të bukur, në vendlindjen e sajë në Shkup.
“Një komb nuk çmohet për nga numri i personaliteteve të mëdha që ka në gjirin e vet, por çmohet për nga mënyra se si i trajton dhe kujton ato. Ne përkujtojmë dhe nderojmë Gonxhen në mënyrën më të bukur në vendlindjen e saj, me ç’rast përgëzova Institutin e drejtuar nga Dr. Skender Asani për punën që e bën, duke e inkurajuar me mbështetjen e plotë të Qeverisë që të vazhdojë të kultivojë kujtimin mbi të madhen, bijën e kombit Gonxhe Bojaxhiu.”, ka shkruar Grubi.