Grubi: Negociatat me Bechtel-Enka fillojnë të hënën

Është nënshkruar sot në Qeveri, Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D, projekte kapitale dhe të një rëndësie gjeostrategjike.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi dhe Paolo Orisni, drejtor i Kompanisë “IRD Engineering”, e përzgjedhur si firmë këshilluese për mbikëqyrjen e transaksioneve.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi në fjalimin e tij të rastit, e quajti marrëveshjen e nënshkruar si datë dhe ditë historike për vendin, duke realizuar kështu një premtim të kahmotshëm për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Sot është një ditë historike për vendin dhe qyetëtarët tanë. Jam i lumtur që jam sot këtu, në nënshkrimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe të premtuar prej kohës për qytetarët tanë, për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D. Falenderoj z.Rustemin dhe ekipin e tij e poashtu dhe konsulentin dhe ju dëshiroj punë të mbarë”, u shpreh Grubi.

Ai shtoi se nesër në qeveri do të mblidhet komiteti drejtues që të fillojnë negociatat nga dita e hënë me Bechtel-Encha dhe pas finalizimit të nënshkruhet dhe kontrata.

Story i mëparshëm

Deklaratat për Maqedoninë në rend dite para deputetëve bullgarë

Story i radhës

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

Të fundit nga