Grubi: Ne jemi vet të tretët, shpesh vet të katërt në nismat rajonale

Në çdo projekt të bashkëpunimit rajonal, njëri nga ne, është së paku vet i treti, e në raste edhe vet i katërti dhe rrjedhimisht asnjë vendim për tërësinë e rajonit dhe gjashtëshen e Ballkanit perëndimor nuk merret dot pa pajtueshmërinë tonë andaj dhe nuk duhet t’i druhemi iniciativave dialoguese dhe bashkëpunuese. Kështu ka deklaruar gjatë fjalimit të tij gjatë Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Tiranë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

“Zëri i bashkuar i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë palca kurrizore e frymës euro-amerikane të rajonit tonë, me çasje konstituive dhe thelbësore në formimin e prioriteteve strategjike të vendeve tona për rajonin dhe për përfaqësimin e rajonit në politikat e integrimit të plotë”, ka deklaruar Grubi.

Story i mëparshëm

Grubi: As ne dhe as BE nuk kemi alternativë tjetër përveç integrimit

Story i radhës

Presidenti Meta paralajmëron konferencë pas Kongresit të PS/ Këshilltari i tij i përgjigjet Veliajt

Të fundit nga