Grubi: Miratuam shpronësimin e 45 parcelave për ndërtimin e Korridorit 8

1 minut lexim

Në seancën e sotme qeveritare janë miratuar vendimet për shpronësimin e 45 parcelave për ndërtimin e Korridorit 8.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Gjithçka po realizohet sipas dinamikës së paraparë për ndërtimin e Korridorit 8, projektit më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit.

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimet për shpronësimin e 45 parcelave në gjatësinë e Korridorit 8.

Procesi do të vazhdojë me përpikmëri deri në finalizimin e tij të plotë konform të gjitha dispozitave ligjore.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02ps4NuLSXQ72vTZUeuoMbdRcw7jFv4p8bsSnyyLv1WKxUkETUBkkXxxtFY3f6nzv9l&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz

Story i mëparshëm

​Manja: Marrëveshja me Italinë për migrantët ka kaluar gjithë filtrat kushtetues

Story i radhës

Benzema: Pse e kritikoni kaq shumë

Të fundit nga