grubi miratuam shperndarjen e bursave per nxenesit e komunitetit rom 634fc7ef3ed51

Grubi: Miratuam shpërndarjen e bursave për nxënësit e komunitetit rom

October 19, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në rrjetin social Facebook ka njoftuar me vendimet më të fundit qeveritare të miratuara në seancën e 93-të, vendime këto që kanë të bëjnë me arsimin në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht shpërndarjen e bursave për nxënësit e suksesshëm.

Grubi ndër të tjera ka sqaruar se është paraparë shpërndarje e bursave edhe për nxënësit nga komuniteti rom.

Shuma e bursave të planifikuara fillon nga 800 deri në 2200 denarë.

Pjesë nga publikimi në Facebook:

– për nxënësit romë janë paraparë bursa prej

*2200 denarësh në muaj për nxënës me notë mesatare prej 4,50 deri në 5,00,

*1500 denarë në muaj për nxënës me notë mesatare prej 3,50 deri në 4,49,

*1200 denarë në muaj për nxënës që kanë notë mesatare prej 3,00 deri në 3,49, dhe

*800 denarë në muaj për nxënës që kanë notë mesatare prej 2,00 deri në 2,99.

MARKETING

RENT A CAR

keshilli i sigurimit i okb se nje arene gladiatoresh dhe mercenaresh diplomatik te paguar nga moska dhe beogradi 634fc76cc5d43
Story i mëparshëm

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, një arenë gladiatorësh dhe mercenarësh diplomatik të paguar nga Moska dhe Beogradi..!?

angli inflacioni arrin nivelin me te larte te 40 viteve 634fcac120985
Story i radhës

Angli: Inflacioni arrin nivelin më të lartë të 40 viteve

Të fundit nga

ShkoLartë