Grubi: Memorizimi i veprimtarisë kombëtare në tempujt e dijes, qoftë frymëzim për të gjitha gjeneratat

min lexim

Tre amfiteatrot e reja në hapësirat e Universitetit të Tetovës janë emëruar me emrat e veprimtarëve të shquar që dhanë kontributin e tyre dhe lanë gjurmë të pashlyeshme për arsimin në gjuhën shqipe.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi I cili ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje, e ka quajtur vendimin për memorizimin e figurave të veprimtarisë kombëtare, si frymëzim të përhershëm për gjeneratat e tashmë dhe të ardshme në tempujt e dijes.

Postimi i plotë:

“Tempulli ynë i dijes, Universiteti i Tetovës evokoi kujtimet mbi Kongresin e 1908-tës në Manastir në mënyrën më të mirë të mundshme, duke emëruar amfiteatrot e reja me emrat e veprimtarëve që lanë gjurmë në historinë e arsimit në gjuhën shqipe në vendin tonë – Abdyselam Eminit, Rafi Halilit, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri përgëzuam studentët dhe udhëheqësinë e Universitetit për përkujdesin e treguar në memorizimin e veprimtarisë kombëtare në çdo kënd të hapësirave të saj.
Qofshin frymëzim i përhershëm ngjarjet dhe figurat e lavdisë kombëtare në rrugëtimin e dijes së gjeneratave në tempujt tona të dijes!”, shkruan Grubi.

Story i mëparshëm

Berisha tek familjet në Obot të Shkodrës: KESH-in e kthyen në ndërmarrje private! Ja nisma ligjore që do ndërmarrim ne

Story i radhës

Takimi në Brukel, Vuçiç: Absolutisht asnjë marrëveshje me Prishtinën

Të fundit nga