Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në ngjarjen “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për mundësi të barabarta – Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair.
Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se masoviteti i sontëm është dëshmia më e mirë për mbështetjen gjithëpopullore ndal politikave vizionarë dhe progresive të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, teksa ka shprehur mirënjohje për të gjitha gratë shqiptarë që ndër vite japin kontributin e tyre në BDI.
Statusi i plotë:
“Ballë për ballë për mundësi të barabarta” ishte tema e tubimit të sotëm të organizuar nga Sekretariati për mundësi të barabarta në Degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair që na mblodhi për të rikujtuar gjurmët e kontributit të gruas shqiptare në të gjitha arritjet tona kombëtare dhe për të reflektuar mbi rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të pozitës së saj institucionale.
Masoviteti i sotëm dëshmon besnikëri ndaj politikave të dëshmuara vizionare të Bashkimit Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e liderit Ali Ahmeti, gatishmëri për të vazhduar bashkë rrugëtimin e progresit në sfidat e rradhës që janë jetike për të ardhmen progresive të vendit tonë.
Respekt dhe mirënjohje përjetë për gratë shqiptare që janë djepi i atdhedashurisë ndër shekuj!