Grubi: Maqedonia e Veriut ka bashkërenduar 100% qëndrimet me NATO-n

March 3, 2022
1 minut lexim

Pamje rrëqethëse, golgotë e paarsyeshme e shkaktuar nga agresioni rus që po zgjatë tashmë e 8 ditë mbi Ukrainën por dhe gjithë botën demokratike. Kështu e ka përshkruar luftën në Ukrainë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin Opinion me Blendi Fevziun i cili sonte po transmetohet drjet për drejt nga njëra prej pikave kufitare Ukrainë-Poloni.

“Qeveria ka marrë masa të menjëhershme dhe të koordinuara 100% me vendet e NATO-së, në venti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë Republika e Maqedonisë së Veriut ka nisur armë dhe municion drejt Ukrainës, kurse kanalet televizive ruse dhe mediat online të tyre janë ndaluar me vendim të Qeverisë. Gjithashtu Qeveria në një nga mbledhjet e jashtëzakonshme ka ndaluar dhe fluturimet për të gjitha aviokompanitë ruse”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin Opinion.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi në Opinion: Agresioni rus në Ukrainë duhet të jetë ZILE ALARMI për Brukselin

Story i radhës

Grubi: Qytetarët s’ kanë nevojë të bëjnë panik, naftë, drithëra, e miell kemi mjaftueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë