Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një fotografie të përbashket nga stadiumi “Air Albania”, kanë bërë të ditur se ndodhen në Tiranë për t’i dhënë mbështetje kombëtares shqiptare.
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po përballet me Ishujt Faroe, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultatin 0 me 0.
Edhe të tjerë politikan nga Maqedonia e Veriut ndodhen në Tiranë për ndeshjen e kombëtares shqiptare të futbollit.