Grubi jep lajmin e mirë: Sigurohen mjetet për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

1 minut lexim

“Ashtu siç edhe premtuam, pas miratimit të ligjit për kredinë për ta ndërtuar autostradën Shkup – Bllacë, u nënshkrua edhe huamarrja me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me ç’rast përfundimisht u siguruan mjetet për ndërtimin e autostradës”, kështu shkruan zëvendëskryeministri i parë i vendit Artan Grubi.

Shton se hapi i rradhës është shpallja e tenderit për realizuesin

“Pas përzgjedhjes fillon ndërtimi të cilin presim ta përfundojmë bashkë me autostradën e korridorit 8 nga Shkupi deri në Qafë Thanë. Gjithashtu, u nënshkrua edhe huamarrja për ndërtimin e dy elekranave fotovolltaike në Osllomej të Kërçovës në përputhje me agjendën tonë të blertë”, ka shkruar Grubi.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, ky vit është historik për nisjen e shumë projekteve kolosale për vendin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ESHS Maqedoni: Më shumë lindje dhe vdekje nëpër qytete, zonat rurale më stabile

Story i radhës

Man Utd ofron 37 milionë euro për Martinezin

Të fundit nga