Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë nga radhët e BDI-së ka uruar ministrin Bujar Osmanin, për emërimin si koordinator të aktiviteteve të BDI-së për komunën e Çairit.
“I uroj punë të mbarë Bujarit në koordinimin e aktiviteteve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair. Krahas asaj të Kryetarit, Bujari ka edhe mbështetjen time në këto përpjekje për ta riaktivizuar strukturën në Çair pas tre viteve mungese të aktiviteteve partiake në degën tonë dhe në këshillat vendore në kuadër të degës. Ju ftoj të gjithëve të bashkangjiteni me të gjitha idetë dhe veprimet tuaja për një BDI sa më të fortë dhe sa më të bashkuar në Çair. #bashkë“, shkroi Grubi në facebook.
Ky urim vjen ngaqë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka caktuar Bujar Osmanin si koordinator për aktivitetet e kësaj partie në Çair.
Kujtojmë se këtë funksion deri më tani e ka kryer kryetari i degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti, i cili është ndër figurat kyçe të të ashtuquajturit të grupit të të revoltuarve në BDI, “Grupi i zjarrit”.