Grubi: I përjetshëm qoftë kujtimi për familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit

March 6, 2023
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, shoqëruar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryeparlamentari Talat Xhaferi si dhe nga ministra e deputetë, kryen sot homazhe pranë varrezave të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Grubi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga kompleksi memorial “Adem Jashari”, të shoqëruara me një dedikim prekës për sakrificën për atdhedashuri dhe lirinë e Kosovës, shembull ky të cilin e dha familja Jashari.

Statusi i plotë:

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe bashkëpartiakët Fatonin, Kreshnikun, Jetonin, Arbërin, Bajramin dhe Beratin bëmë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Vendprehjet e tyre janë rrënjët e tokës së lirë të Kosovës, janë përkujtimi më i mirë i atdhedashurisë dhe lavdisë, kushtrim i përjetshëm për bashkim mbi idealin e mbrojtjes dhe përparimit të Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Jasharajt, të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit!
LAVDI!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Beogradi besohet se ka punuar në prapaskenë”, REL: A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?

Story i radhës

Limaj: Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë

Të fundit nga

ShkoLartë