Një ditë para fillimit të procesit mësimorë, zëvendëskryeministri i parë i vendit i shoqëruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot kanë inspektuar punimet për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen e Vizbegut. Grubi ka thënë se edhe një premtim i madh që po realizohet!
Ai ka njoftuar se procesi i punës ka avancuar dukshëm dhe se së shpejti do të materializohet kjo kërkesë e banorëve të kësaj zone.
Statusi i plotë:
Edhe një premtim i madh që po realizohet! Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, zëvendës drejtorin e Drejtorisë së Doganave, Muharrem Asani dhe kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski vëzhguam nga afër procesin e ndërtimit të shkollës fillore në lagjen e Vizbegut. Procesi i punës ka avancuar dukshëm sipas dinamikës së paraparë dhe me angazhimin e të gjithëve së shpejti do të materializohet kjo kërkesë e banorëve të kësaj zone.