Grubi: 66 milion denarë në shërbim të jetës cilësore të banorëve të Haraçinës

1 minut lexim

Qeveria në seancën e sotme me propozim të Ministrisë së Ambientit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka miratuar vendimin për rregullimin e kanalit të ujërave të zeza në komunën e Haraçinës. Zv/ kryeministri i parë Artan Grubi përmes një publikimi në fejsbuk shkruan se ky
është një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm në vlerë prej rreth 66 milionë denarë në shërbim të jetës cilësore të banorëve të Haraçinës.

Sipas vendimit, faza e parë parasheh realizimin e procedurës për furnizim publik për rregullimin e kanalit qarkor në këtë komunë. Për këtë projekt infrastrukturorë për banorët e Haraçinës janë paraparë rreth 66 milionë denarë. Veç kësaj, qeveria ka miratuar edhe vendimi për dëmshpërblimet e bujqve për dëmet nga vërshimet në 2016, 2017 dhe 2018 në vlerë prej 10 % të dëmit të shkaktuar.

Story i mëparshëm

Virusi i Nilit Perëndimor/ Pesë të vdekur në Greqi dhe 87 raste

Story i radhës

​Analistët thonë se euro mund të vazhdojë të bjerë

Të fundit nga