Grubi: 2 miliard euro për autostradat Korridori 8, Shkup – Bllace dhe 10-D

April 29, 2022
min lexim

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në Forumin “100 ditë Qeveri”.

Para të pranishmëve, Grubi tregoi të arriturat e përcaktuara në Programin e Qeverisë në 100 ditët e para në aspektin e prioriteteve të fokusuara në sigurimin dhe vazhdimësinë e krijimit të kushteve për një jetë më të mirë dhe një të ardhme europiane për qytetarët tanë.

Përveçse Korridorit 8-të, bashkë edhe me ministrin e Financave, me drejtorinë e rrugëve, me ministrinë e Transportit po punojmë fuqishëm në përfundimin e rrugës autostradë Shkup dhe Bllacë dhe para 3 javësh në Qeveri e kaluam informacionin me përcaktimin e trasesë së rrugës dhe vlerës sipas projektantëve me ç’rast besoj muajin e ardhshëm do të realizohet kredia nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Ndërtim dhe do të bëjmë shpalljen e tenderimit për 10 kilometërshin e dytë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila duhet të përfundon si procedurë në vjeshtën që e kemi para nesh. Njëkohësisht e njëjta procedurë do të vlenë edhe për rrugën prej në Kërçovë deri në Bukoçan që të lidhet me Korridorin 8-të, deklaroi kështu Grubi.

Kjo është prioritet jo vetëm i imi, është prioritet i gjithë Qeverisë dhe kam bindjen absolute që në përfundim të këtij mandati ne do të shofim rrugën qartë të vizuar nga Bllaca deri në Qafë Thanë edhe nga Prilepi deri në Manastir duke rrumbullakësuar të gjitha projektet e autostradave në këtë vend dhe në këtë mënyrë ta ndihmojmë ekonominë duke realizuar afërsisht pak më pak se 2 miliardë euro në periudhë prej 3 deri 4 vitesh në vendin tonë dhe kjo do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për të gjitha kompanitë e vendit dhe për ekonominë e vendit. Kam bindjen e plotë se nuk do të ketë kompani vendore e cila do të mbetet pa punë në të gjitha këto projekte të cilat po i hapim. Vitin e ardhshëm sapo ti rrumbullakësojmë dhe ti nënshkruajmë këto autostrada prioritetin e kemi te hekurudha prej në Kërçovë deri në fshatin Lin të Shqipërisë në Pogradec dhe me drejtorin Lokvenec jemi duke punuar në rifreskimin e projektit të cilin e kemi gati dhe është i financuar nga BE dhe tashmë me ministrinë e Financave kemi dërguar kërkesa për financim të kësaj hekurudhe. Qëllimi është rindërtim i plotë i Korridorit 8-të energjetik, hekurudhor, autostradë në gjithë tërësinë e vet nga Bullgaria deri në Shqipëri, vlerësoi më tej Grubi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ceremonia për “100 Ditë Qeveri”, Grubi tërheq sërish vëmendjen me stilin e tij të veshjes

Story i radhës

Nedellkov për protestuesit para SASHK-ut: Ose janë të manipuluar, ose të painformuar!

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë