Një krimi rëndë në familje ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm (24 Dhjetor). Raportohet se një 49-vjeçare ka goditur bashkëshortin e saj me sëpatë gjatë një sherri mes tyre.
Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Metoq në orët e para të mëngjesit, ndërsa 55 vjeçari me iniciale Ll. T., ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Autorja e dyshuar e krimit, 49 vjeçarja me iniciale E. T., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Burimi: botasot.info