Gruaja la burrin dhe dy fëmijët për t’u lidhur me 23-vjeçarin, detaje dhe motivet e krimit të rëndë – dalin edhe pamje

min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fier. 23-vjeçari i identifikuar si Xhimi Bakaj mbeti i vrarë pas 3 goditjeve me thikë që mori pas një sherri për motive xhelozie.

Sipas burimeve mediatike, dyshohet se shtetasi Xhuliano Miho ka goditur për vdekje një 23-vjeçar, bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.

Autori dhe viktima, fillimisht kanë debatuar më njëri-tjetrin, duke u konfrontuar më pas edhe fizikisht, duke bërë që 39-vjeçari ta godasë me thikë. Policia njofton se i riu si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.

Dyshohet se shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore është bere divorci mes autorit dhe bashkëshortes më të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj qe ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjecarin. Autori (Xhuliano Miho) e ka takuar në rrugë viktimën (Xhimi Bakaj) dhe pas një debati të fortë ai e ka qëlluar tre herë me thikë.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Story i mëparshëm

Lajm i mirë për miken e Kosovës në Britani

Story i radhës

Aksident i rëndë, vdes çifti! Dyshohet se burri e vrau gruan më parë dhe tentoi të dilte nga dritarja

Të fundit nga