Një grua 30 vjeçe është gjetur pa ndjenja në banesën e saj në lagjen Ilinden në Shkup, përcjell TV21. Joryrtarisht, dyshohet se gruaja është sulmuar nga hajnat në banesën e saj. Nga MPB e konfirmojnë rastin, por që theksojnë se shkaqet që gruaja u gjet e alivanosur ende nuk janë përcaktuar.
“Më datë 28.10.2024, rreth orës 07:00 nga Ndihma e Shpejtë në SPB-Shkup është raportuar se në një banes në lagjen Ilinden në Shkup është gjetur pa ndjenja M.M. (30) nga Kriva Pallanka, pas çka është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore. M.M. është gjetur nga ana e koleges së saj, e cila është nisur drejt banesës, pasi që M.M. nuk i është përgjigjur thirrjeve të saj. SPB-Shkup po merr masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Shkup./tv21.tv
Burimi: TV21