Gruaja fle me kufomën e nënës së pajetë prej 10 ditësh, dëshmia tronditëse: U p*rdh*nua dhe u rrah nga vëllezërit

December 12, 2024
1 minut lexim

Një histori tronditëse është pasqyruar sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një grua që jeton në kushte ekstreme po përballet me kërcënime serioze për jetën e saj.

Thirrja për ndihmë erdhi nga kushërira e saj, e cila kontaktoi redaksinë për të ndarë shqetësimin e madh që po përjeton.

Sipas rrëfimit, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jeton e vetme në një ndërtesë të rrënuar, pa ushqim, ujë, apo ndihmë të kujtdo.

Prindërit e saj kanë ndërruar jetë, dhe situata është përkeqësuar nga dhuna që ajo ka pësuar nga vëllezërit e saj, të cilët gjithashtu vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht, ata ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Ajo tregoi se gruaja la fjetur në banesë me kufomën e nënës së saj për rreth 10 ditë, ndërsa ka qenë viktimë edhe e abuzimit seksual dhe fizik nga ana e vëllezërve të saj.

Historia e saj është një thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe shoqëria, për t’i siguruar asaj ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elbert Krasniqi shpalos listën e kandidatëve për deputetë nga IRDK-ja

Story i radhës

VLEN thotë se Fronti Evropian duhet ta ndërrojë emrin: Po për Rusinë dhe Jo për Amerikën!

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë