Tatiana Navka, bashkëshortja e Dmitry Peskov, përfaqësues i Kremlinit, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit, ndodhet në Greqi, por nuk e ka bërë të ditur saktësisht se ku dhe siç shihet nga videoja që ka ngarkuar pak orë më parë në llogarinë në Instagram, ajo po argëtohet duke thyer pjata dhe duke kërcyer syrtaki.
Vihet re se emri i saj është përfshirë në listën e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për pushtimin e Putinit në Ukrainë. Navka lindi në vitin 1975, gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik.
“Thyerja e pjatave është pjesë e jetës së natës në Greqi. Për mua kjo është një tërheqje, si mendoni”. Ky është postimi që ajo ka bërë në Instagram.
Postimi i saj ka nxitur reagimet e shumë ndjekësve të saj rusë, të cilët nuk janë dakord me zgjedhjen e saj për të kaluar pushimet verore në një vend jomiqësor ndaj Rusisë. Përdorues të tjerë e akuzojnë atë për argëtim të egër në një kohë kur vendi i saj është në luftë dhe disa ushtarë rusë po humbasin jetën në fushën e betejës, ndërsa të tjerë e pyesin nëse burri i saj ka turp për të.