Gruaja 37 vjeçare nga Maqedonia, lufton për ekipin e Kosovës

January 23, 2022
1 minut lexim

Portali nga Maqedonia e Veriut, “Zenitprilep”, i ka kushtuar një shkrim të veçantë hendbollistes Meri Giçeva – Koneski,e  cila luan në petkun e Ferizajt.

Gruaja nga Maqedonia e Veriut, ka 37 vjet por është në formën më të mirë.

“Në skuadrën e Ferizajt, Meri Giçeva – Koneski, luan me sukses. Edhe pse në moshën 37-vjeçare ajo është ende më e mira. 

“Kokëfortësi sportive. Nëse nuk do ta kisha këtë, nuk do të kisha pasur sukses në asnjë sport, në gjimnastikë, atletikë, karate dhe tani në hendboll. Loja ime është kjo, për të udhëhequr ose për të humbur 10 dhe 15 diferencë, unë luaj deri në fund, nga minuta e parë deri në minutën e 60-të. Të gjithë kemi jetë private, probleme, por unë shkëputem nga bota e jashtme dhe përqendrohem vetëm në fushë – tregon sekretim Giçeva.

Ish reprezentuesja e Maqedonisë, ka luajtur në disa klube maqedone: Tutunski Kombinat, Kometal Gjorçe Petrov, Pelisteri, Kabran Ambalaja, Zhito Prilep, Despina… Ka luajtur në Itali, Rumani, Greqi, katër klube në Kosovë. Kulmi i karrierës së saj ka qenë te klubi Chitate Deva në Rumani. Marrëveshja me Ferizajn e Kosovës skadon në pranverë”, shkruan portali maqedon.

“Nuk e di deri kur. Do të stërvitem për aq kohë sa të lejojnë predispozitat e mia fizike. Ndihem mirë tani për tani. Vetëm Zoti të më ruajë nga lëndimet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, thotë Giçeva-Koneski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

7 gjëra të thjeshta që duhet t’i bëni çdo mbrëmje, për t’u zgjuar më të lumtur në mëngjes

Story i radhës

Nis procesi për legalizimin e pallateve, Lame: Qeveria do marrë masa për ndërtuesit që ndërtojnë shtesa pa leje

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë