Paralelisht me procesin e transformimit digjital të shoqërisë, duhet të punohet edhe për sigurinë kibernetike edhe ajo nuk duhet të shihet si shpenzim për shtetin por si investim.
Kështu deklaroi zv. kryeministrja për krijimin e politikave për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska në debatin me titull “Demokracia digjitale- rruga drejt pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve”.
Ajo nënvizoi se siguria është një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë.
“Kemi obligim që të ndërtojmë besim ndaj qytetarëve, detyrim që t’u sigurojmë qasje më të lehtë dhe shërbime, t’u japim zë që të fitojnë besimin se mënyra e tillë e komunikimit është e sigurt.
Prandaj siguria kibernetike është poashtu një prej prioriteteve kryesore. Këto janë procese që duhet të shkojnë paralelisht. Nuk mund të flasim për transformimin digjital të shoqërisë nëse nuk kemi parasysh njëkohësisht sigurinë kibernetike, e cila në rrethana të tilla gjeopolitike ndoshta duhet të jetë prioriteti numër një”, tha Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre për krijimin e politikave për qeverisje të mirë.