Zv. kryeministrja Sllavica Grkovska vlerëson se balancuesi, që shërben për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat gjatë punësimeve, e ka tejkaluar funksionimin dhe çdo ditë e më tepër po keqpërdoret.
E pyetur nëse gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese do të ketë ndryshime edhe për balancuesin, Grkovska tha se s’ka informata të tillë.
Ajo shtoi se nevojitet një modalitet të ri për punësimet në vend, ku fokusi do të jetë tek kuadrot cilësor dhe jo tek punësimet kuantitative.
“Mendoj se balancuesi si mjet veç më e ka tejkaluar funksionimin e tij. Keqpërdorimi i balancuesit është sa më i madh kohën e fundit. Duke pasur parasysh se më e ka plotësuar atë që ishte parashikuar me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, ndërsa në funksionim të procesit të qasjes drejt BE-së duhet të mendojmë për model dhe zgjidhje ligjore që do e rrisin kualitetin gjatë punësimit, jo vetëm rritjen kuantitative.
Është fakt se ishte një masë pozitive që të rritet pjesëmarrja e bashkësive etnike që ishin të përfaqësuara më pak, por duke pasur parasysh ndodhitë e fundit mendoj se është i tejkaluar dhe duhet të mendohet për model të ri. Nëse ka diçka të tillë gjithsesi se do të jeni të informuar por tani për tani nuk kemi informatë të tillë”, tha Sllavica Grkovska, zv. kryeministre.