gripi i shpendeve paraqitet te delet per here te pare ne bote 67e167ccb8488

Gripi i shpendëve paraqitet te delet për herë të parë në botë

March 24, 2025
1 minut lexim

Gripi i shpendëve është zbuluar te delet për herë të parë në botë, kanë njoftuar ekspertët britanikë, megjithëse theksojnë se rreziku për bagëtinë dhe publikun e gjerë është i ulët.

Virusi H5N1 u zbulua në një kafshë të vetme në Yorkshire, Angli, pas testimit rutinë që u krye për shkak se tufa mbahej në një vend ku gripi i shpendëve ishte konfirmuar më parë te zogjtë.

Bëhet e ditur se asnjë dele tjetër në kope nuk u gjet e infektuar.

Kafsha e infektuar që atëherë është vrarë, me zyrtarin kryesor veterinar të Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se janë zbatuar masa të rrepta të biosigurisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, shkruan the Guardian.

“Ndërsa rreziku për bagëtinë mbetet i ulët, unë u bëj thirrje të gjithë pronarëve të kafshëve që të sigurojnë pastërti dhe të raportojnë menjëherë çdo shenjë infeksioni në Agjencinë e Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve”, tha Christine Middlemiss.

Gripi i shpendëve mund të shkaktojë sëmundje të rënda, duke përfshirë pneumoni, madje edhe vdekje – me ekspertët që ndjekin me kujdes ndryshimet në virusin H5N1, mes frikës se mund të shkaktojë një pandemi njerëzore.

Ndërsa Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vëren se nuk ka asnjë provë që H5N1 kalon nga njeriu te njeriu, virusi është zbuluar në një gamë të gjerë kafshësh, përveç shpendëve, duke përfshirë macet, dhelprat, qentë dhe derrat, me ekspertët që thonë se një variant i ri është endemik në lopët qumështore në SHBA.

Raportohet se shfaqja e H5N1 te lopët ka qenë një tronditje për shkencëtarët, duke qenë se më parë mendohej se kafshë të tilla nuk mund të infektoheshin lehtësisht me virusin.

H5N1 është gjetur edhe te njerëzit, megjithëse raste të tilla kanë qenë kryesisht te fermerë.

Rasti më i fundit në Britaninë e Madhe u raportua në janar, në një punëtor ferme, i cili dihet se ka pasur kontakt me një numër të madh zogjsh të infektuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pese gjera qe mesuam nga eliminimi i italise ne ligen e kombeve 67e16446eec21
Story i mëparshëm

Pesë gjëra që mësuam nga eliminimi i Italisë në Ligën e Kombeve

rama kujton ismet asllanin e ardhmja ndertohet duke respektuar te kaluaren 67e1687ea6a26
Story i radhës

Rama kujton Ismet Asllanin: E ardhmja ndërtohet duke respektuar të kaluarën

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë