Grindjet në familje ndikojnë në shëndet

July 10, 2023
min lexim

A e dini se zënkat e shpeshta e shkurtojnë jetëgjatësinë tuaj? Sa është e rëndësishme për ju që “të pastroheni”? Ju zbulojmë se si zënkat e shpeshta ndikojnë në shëndetin tuaj.

Kërkimet kanë zbuluar një të dhënë interesante – nëse shpesh ziheni me anëtarët e familjes dhe miqtë keni gjasa dyfish më tepër që të vdisni në moshë të re.

Tingëllon tmerrshëm apo jo?! Është aq e tmerrshme saqë nuk mundemi të mos pyesim veten se “a ia vlen”.

Shkencëtarët danez këtij problemi i kanë kushtuar 10 vite, ndërsa kërkimi ka përfshirë gati 10 mijë njerëz të moshës 36-52.

Ata kanë sjellë përfundimin se mënyra se si ju mbani marrëdhëniet me miqtë, familjen apo partnerin, shpeshtësia e zënkave të gjitha këto ndikojnë në shëndetin tuaj si dhe në jetëgjatësinë tuaj.

Gjatë studimit më tepër se 10 njerëz kanë vdekur, shumica si pasojë e kancerit. Shumica e pjesëmarrësve kanë pranuar se më shumë nevrikosen nga familja dhe miqtë, e shpesh edhe nga zënkat me fqinjët e tyre.

Ata pjesëmarrës që kanë konfirmuar se shpesh zihen me partnerët apo fëmijët kanë 50-100 % më tepër shanse të vdesin, ndërsa ata që kanë pranuar se zihen më tepër më miqtë, farefisin dhe fqinjët kanë 2-3 herë më tepër shanse të vdesin në dekadën e ardhshme – kanë konkluduar shkencëtarët.

Problemet shëndetësore që shkaktohen nga mllefi disa nga reagimet më të zakonshme fizike të stresit janë rritja e presionit të gjakut e cila rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe për këtë arsye është plotësisht e logjikshme që ata qe shpesh zihen janë në rrezik më të madh të vdekjes.

Përgjigje e tillë e trupit ndaj stresit është e shkaktuar nga rritja e citokinës, molekula proteinike që zakonisht shkaktojnë inflamacionin. Rritja kronike e niveleve të citokineze çojnë deri tek diabeti, artriti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Nxitja konstante e kemikateve të stresit dhe ndryshimet e tjera që shkaktohen nga mllefi dhe zemërimi ndikojnë dëmshëm mbi sistemet e ndryshme të trupit.

Disa nga këto pasoja mund të jenë afatshkurta ndërsa disa mund të ju shkaktojnë probleme gjatë tërë jetës. Ato janë:• kokë-dhembja• problemet me tretjen• pagjumësia• ankthi• presioni i lartë i gjakut• depresioni• sulmi në tru.

E vetmja mënyrë për të shmangur këto efekte të mundshme është mësimi se si ti shmangim situatat konfliktuoze përbrenda familjes dhe si të kthejmë komunikimin e qetë dhe normal.

Shumë e dobishme në këto raste është treguar terapia kognitive-bihejviorale që mund të ju mësojë se si të menaxhoni shqetësimet dhe problemet që vijnë nga marrëdhëniet e ngushta shoqërore, si dhe mënyrën e komunikimit mes çifteve dhe familjes.

Ashtu siç emocionet negative ndikojnë keq në shëndetin tuaj, ashtu edhe ato pozitive kanë një efekt krejtësisht të kundërt. E qeshura më e zakonshme mund të largojë ndjenjat e stresit, të ulë presionin e gjakut dhe të forcojë sistemin e imunitetit.

Nëse ju nuk jeni në gjendje të buzëqeshni për shkak të asaj që ju ndodh në jetë, biseda për problemet luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht tek femrat.

Kërkimet tregojnë se femrat që zemërohen kanë më tepër rrezik që të vdesin para kohe sesa femrat që i ndajnë problemet e tyre.

Nëse ju doni të përmirësoni shëndetin e zemrës ose thjesht të riparoni marrëdhëniet me partnerin, e qeshura e përbashkët dhe biseda e sinqertë është një fillim i mbarë.

Në anën tjetër, aftësia e kontrollimit të mllefit është e rëndësisë së madhe për partnerin dhe për fëmijët.

Qëllimi i shkrimit është të shmangeni nga situatat konfliktuoze dhe zënkat me ata që i doni dhe që brengoseni, problemet mundohuni ti zgjidhni në mënyrë të qetë dhe me biseda të sinqerta, më gjatë do të jetoni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të heqësh klorin e pishinës nga rrobat e banjës?

Story i radhës

Nis sot spektakli i FIBA 3×3 U23 Nations League në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë