Griezman i pakënaqur: Ja çfarë i thashë gjyqtarit pas sfidës

November 30, 2022
1 minut lexim

Antoine Griezmann mund të kishte shënuar golin e tij të pestë në një Kupë Bote, të parin për Katar 2022, në ndeshjen ndaj Tunizisë. Por për çudinë e të gjithëve, goli i tij në minutat shtesë të sfidës u anulua nga gjyqtari pas një thirrje nga VAR-i dhe një pritje prej 2 minutash.

Gjyqtari ka cilësuar Grizman në pozicion jashtë loje në momentin që Çuameni harkonte topin, edhe pse lojtari nuk ka kontakt me sferën dhe ecën në drejtim të kundërt me mbrojtësin tunizian që ia kthen atij duke i dhënë mundësinë që të shënonte.

Vetë Griezmann ka deklaruar pas ndeshjes se nuk e kuptonte se pse i ishte anuluar ky gol dhe ia kishte shpjeguar edhe gjyqtarit kryesor.

“Te krosimi jam në pozicion jashtë loje, por nuk ka rëndësi.

I thashë edhe gjyqtarit që nuk kisha si qëllim të shkoja dhe gjuaja te krosimi, por mbrojtësi gabon largimin ndaj edhe unë marr topin përsëri”, tregoi sulmuesi francez pas sfidës për episodin që bëri të lindin shumë diskutime në fund të ndeshjes së sotme rreth interpretimit të rregullit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Votuesit në qytetet e vogla amerikane shqetësohen për demokracinë

Story i radhës

Ganiu priti në takim ambasadorin japonez

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë