greve njeoreshe e mesimdhenesve edhe ne mitrovice 627cc309c01b9

​Grevë njëorëshe e mësimdhënësve edhe në Mitrovicë

May 12, 2022
1 minut lexim

Rreth 1200 punëtorë nga gjithsej 34 institucione arsimore në komunën e Mitrovicës, i janë përgjigjur sot grevës një orëshe të organizuar nga SBASHK-u.

Isa Ismajli, kryetar i Sindikatës komunale të arsimit në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se greva është respektuar në të gjitha shkollat dhe se nuk ka pasur asnjë kundërshtim, qoftë nga ana e drejtorëve, arsimtarëve apo edhe vetë prindërve.

Ismajli: Greva është respektuar në të gjitha shkollat

Sipas informatave që kam nga shoqatat sindikale në të gjitha shkollat është respektuar greva njëorëshe, duke filluar nga ndërrimi i parë sipas orarit mësimor që kanë shkollat…Në asnjë shkollë nuk kemi pasur asnjë kundërshtim, as nga ana e drejtorëve, as nga ana e prindërve”, ka thënë Ismajli.

Ndryshe, mësimdhënësit sot kanë grevuar për një orë në mbarë vendin, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së SBASHK-ut, ndërsa po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arsenal ben gati oferten 50 milioneshe per gabriel jesus 627cc302616c2
Story i mëparshëm

Arsenal bën gati ofertën 50 milionëshe për Gabriel Jesus

bad news eagles e zhvillon sot lojen vendimtare 627cc4d80ec49
Story i radhës

“Bad News Eagles” e zhvillon sot lojën vendimtare

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë