Grevat paralizojnë disa komuna, Ministria e Financave do të ndalojë pagesat

min lexim

Kushdo që ka vendosur të hyjë në grevë nga të punësuarit e administratës publike në vend, do t’u ndalet pagesa e asaj dite.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, e konfirmoi një gjë të tillë për RTK-në.

Ai ka thënë se në lidhje me një vendim të tillë, është njoftuar Këshilli Grevist.

Sipas Spahiut, paga e secilit grevist do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë.

Ndërkohë, në komunën e Prishtinës, e gjitha administrata ka hyrë në grevë. Në komunën e Prishtinës nuk mund të kryhet asnjë shërbim.

RTK njofton se mësimdhënësit tashmë janë në grevë, ndonëse procesi mësimor është planifikuar të fillojë me 4 shtator.

Tash për tash, qytetarët mund të furnizohen me certifikata të ndryshme vetëm në aparatet që janë pranë komunës.

Sidoqoftë, jo në të gjitha komunat greva po mbahet. Gazetari i RTK-së në Gjilan, Asdren Agushi njofton se administrata komunale atje është duke funksionuar dhe tash për tash nuk ka grevë.

Grevë në administratën komunale nuk ka as në Prizren. Gazetarja e RTK-së, Myrvete Axhami njofton se puna atje po vazhdon normalisht.Ndërkohë, në komunën e Gjakovës, Deçanit, Pejës, Istogut e Junikut, janë duke u mbajtur greva. Gazetari i RTK-së, Islam Haxhiu, njofton se administratat komunale atje nuk janë duke punuar.

Situata e njjetë është edhe në komunën e Ferizajt. gazetari i RTK-së, Driton Ramadani, njofton se edhe administrata komunale në Ferizaj është në grevë.

Greva e përgjithshme është iniciuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

E mbarëvajtjen e grevës e kanë vëzhguar nga afër edhe anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, të shoqëruar nga anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së.

Ahmet Gashi kryetari i Shoqatës Sindikale në komunën e Prishtinës u shpreh se grevës së përgjithshme i janë përgjigjur edhe shërbyesit civil të kësaj komune, dhe se gjithçka po shkon mirë.

Kërkesa jonë ka qenë në mënyrë konsistente hartimi sa më parë dhe fillimi sa më parë i zbatimit të ligjit të pagave i cili që një vit zvarritet nëpër sirtarë. Si kërkesë tjetër jo e parëndësishme, por konsideroj se përpos rëndësisë është në raportin human që ne kemi kërkuar vazhdimisht të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit mbi skemat pensionale, konkretisht eliminohet kriteri diskriminues prej 15 viteve dhe tu pranohet të gjithëve stazhi i punës të larguar dhunshëm nga ish regjimi i Serbisë”, ka thënë ai.“Si kërkesë tjetër që ka qenë edhe kërkesa për fillimin e zbatimit të ligjit të sigurimeve shëndetësore. Duke parë situatën me të cilën jemi dhe duke parë situatën ekonomike së fundmi dhe çmimet që pothuajse janë marramendëse ka dal si imperativ i kohës edhe të shihet mundësia deri në fillim të zbatimit të ligjit të pagave t’i ndahet 100 euro një shumë për të gjithë të punësuarit zyrtarëve publik të Kosovës”, deklaroi Gashi.

Lidhur me këtë grevë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë dje se nuk është koha e kërcënimeve dhe bojkoteve nga ana e sindikatave dhe punëtorëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prej nesër fillon aplikimi për subvencione për biçikleta dhe trotinete elektrike

Story i radhës

Komuna e Gostivarit me propozim për kursim të energjisë në shkollat fillore dhe të mesme

Të fundit nga