grevat ne greqi anulohen 6 fluturime aeroporti nene tereza kontaktoni kompanine ajrore perkatese 67f66f4495925

Grevat në Greqi/ Anulohen 6 fluturime, aeroporti “Nënë Tereza”: Kontaktoni kompaninë ajrore përkatëse

April 9, 2025
1 minut lexim

Grevat 24-orëshe në Greqi kanë ndikuar edhe në vendin tonë teksa bëhet me dije se janë anulluar 6 fluturime. Sipas të dhënave nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës bëhet fjalë për 3 fluturime të anulluara nga Tirana drejt Athinës dhe 3 nga kryeqyteti grek drejt Tiranës.

Aeroporti “Nënë Tereza” në një deklaratë për pasagjerët u ka bërë thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore përkatëse për më shumë informacion mbi riorganizimin e udhëtimit dhe mundësitë e rimbursimit apo ri-programimit të biletave.

Në këtë grevë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik kërkojnë ndër të tjera rritje pagash, Marrëveshje Kolektive të Punës, rikthimin e pagave 13 dhe 14 në Sektorin Publik dhe masa për të përballuar përpikmërinë dhe krizën e strehimit.

Nga protesta është paralizuar gjithë vendi pasi asnjë transport nuk është në funksion.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nisma qytetare kush eshte i radhes neser ne proteste 67f669b4bf914
Story i mëparshëm

Nisma qytetare “Kush është i radhës”, nesër në protestë

fetoshi rruga evropiane e serbise kali rus i trojes ne be 67f6788ba300a
Story i radhës

Fetoshi: Rruga evropiane e Serbisë – “kali rus i Trojës” në BE

Të fundit nga

WhatsApp-i po thellohet në AI, ky është opsioni i ri

WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda
ShkoLartë