greva te shumta ne aeroportet e gjermanise 67cd6918a2bb8

Greva të shumta në aeroportet e Gjermanisë

March 9, 2025
1 minut lexim

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevëtë menjëhershme këtë të dielë. Për këtë arsye, janë anuluar shumë nisje dhe mbërritje të avionëve në këtë aerorport. Ndërkohë edhe në faqen e aeroportit të Hamburgutthuhet se shumë nisje dhe ardhje të avionëve janë anuluar për të dielën.

Pasagjerët këshillohen të kontaktojnëkompaninë e tyre ajrore dhe të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimit të tyre. Në terminale shumë njerëz kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi.

Greva e papritur

Greva vjen papritur një ditë më herët se sa ishte planifikuar. “Sot 280 fluturime me mbi 40.000 pasagjerë u planifikuan në aeroportin e Hamburgut. Ne jemi të tmerruar se sa pamatur po vepron ver.di,” tha zëdhënësja e aeroportit Katja Bromm.

Sindikata mbylli aeroportin pa paralajmërim pikërisht në fillim të pushimeve të pranverës në Hamburg. Kështu ver.di po dëmton njerëzit në veçanti, duke përfshirë shumë familje me fëmijë të moshës shkollore, u tha.

Një zëdhënës i sindikatës shpjegoi: “Greva ishte e nevojshme në mënyrë që ndikimi i grevës të ndihet vërtet”. Dëmi tek udhëtarët është i njohur, por punëdhënësit, sipas sindikatës, duhet të paraqesin një ofertë serioze ndaj kërkesave të tyre.

Grevat e shumta të hënën

Greva në Hamburg ka filluar të dielën. Por nesër priten greva në 11 aeroporte të ndryshme të Gjermanisë. Ndaj udhëtarët duhet të informohen paraprakisht nëse do të realizohen udhëtimet e tyre.

Sindikatat paralajmërojnë për shkurtime masive në aeroprotet në  Frankfurt am Main, München, Berlin/Brandenburg, Düsseldorf, Hamburg, Köln/Bonn, Stuttgart, Hannover, Dortmund, Leipzig/Halle dhe Bremen.

Aueroprti në Berlin ka pralajmëruar ndalimin e fluturimeve: “BER ndalon plotësisht operacionet”, thuhet në informacione. Sipas vlerësimeve të deritanishme të hënën do të shkurtohen me mijëra udhëtime dhe preken qindra mijëra udhëtarë. Ndaj auroportet dhe shoqatat e fluturimeve bëjnë të ditur që të informoheni me kohë me gjendjen./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ky mclaren p1 eshte unik ne te gjithe boten per sa po shitet 67cd6688639c2
Story i mëparshëm

Ky McLaren P1 është unik në të gjithë botën – për sa po shitet?

prishtina cakton lokacionin per shtatoren e adem jasharit 67cd69cea2fd4
Story i radhës

Prishtina cakton lokacionin për shtatoren e Adem Jasharit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë