greva paralizon pjeserisht belgjiken anulohen mbi 100 fluturime 6ac7a03878e36

​Greva paralizon pjesërisht Belgjikën, anulohen mbi 100 fluturime

October 8, 2026
1 minut lexim

Sindikatat kryesore në Belgjikë kanë bërë thirrje për dy ditë protesta, të premten dhe të hënën.

Për shkak të grevës priten probleme në transportin ajror dhe hekurudhor, si edhe në disa shërbime publike.

Rreth 140 fluturime nga dhe drejt aeroportit të Brukselit pritet të anulohen të premten, raportoi sot agjencia belge e lajmeve Belga.

Aeroporti i Charleroi, i dyti më i madh në Belgjikë, planifikon të kryejë të gjitha fluturimet e parashikuara.

Kompania kombëtare e trenave SNCB, ka njoftuar se do të ketë më pak trena në qarkullim nga mbrëmja e së dielës deri të hënën, pasi pritet që shumë punonjës të hekurudhave t’i bashkohen grevës.

Sipas ofruesve të shërbimeve, greva pritet të prekë edhe transportin publik, arsimin dhe mbledhjen e mbeturinave, ndër shërbime të tjera.

Sindikatat e krishtera CSC dhe ato socialiste FGTB, po organizojnë së bashku protestat, në kundërshtim me politikat buxhetore të qeverisë.

Belgjika përballet me një borxh të lartë publik dhe prej kohësh ka një deficit të madh buxhetor.

Sipas medias Belga, Belgjika duhet t’i paraqesë projektbuxhetin e saj Komisionit Evropian deri më 15 tetor. /ATSH/

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

9 protestues te lenduar ne qsut si paraqitet gjendja e tyre 6ac79fd002644
Lajmi i mëparshëm

9 protestues të lënduar në QSUT, si paraqitet gjendja e tyre

xhaketa e michael jackson nga videoklipi i thriller mund te shitet per 10 milione dollare 6ac7a1360eef7
Lajmi i radhës

Xhaketa e Michael Jackson nga videoklipi i “Thriller” mund të shitet për 10 milionë dollarë

Të fundit nga

ShkoLartë