Greva në arsim vazhdon, Nedellkov: Nuk kemi premtim për rritjen e pagave

1 minut lexim

Greva e mësimdhënësve do të vazhdojë. Kjo pasi as në takimin e sotëm u zhvillua në Ministrinë e Arsimit me përfaqësues të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, nuk u arrit ndonjë marrëveshje për rritjen e pagave në arsim.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov, pas takimit tregoi se nuk kanë marrë asnjë propozim konkret për rritjen e rrogave, andaj edhe as nuk mund të flasim për ndonjë shifër konkrete se për sa përqind do të rriteshin të njëjtat.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në takim, Ministri Jeton Shaqiri ka theksuar se Vendimi i SASHK-ut për organizimin e grevës së përgjithshme në arsim jo vetëm që nuk e tejkalon sfidën, por përkundrazi krijon probleme shtesë. MASh u ka bërë thirrje sindikalistëve që të ndryshojnë politikën e shprehjes së pakënaqësisë në këtë mënyrë dhe t’i jepet mundësi dialogut social.

Story i mëparshëm

125 gjoba në Shkup, 29 për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

MPB: 125 gjoba për kundërvajtje në Shkup, 29 për vozitje të shpejtë

Të fundit nga