Greva në arsim! Ministri thotë se do të kërkojë nga drejtorët të gjejnë mënyrë që të mbahet mësimi

March 31, 2022
1 minut lexim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në ClickPlus në TV21 ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë që të gjendet zgjidhje për problemin e pagave në arsim, për të cilën SAShK-ut paralajmëroi grevë për më 11 prill.

Nëse nuk gjendet zgjidhje deri atëherë dhe fillon greva, Shaqiri tha se do të kërkojë nga drejtorët e shkollave që të gjejnë mënyrë që të mbahet së paku një pjesë e mësimit.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh që nxënësit mos të humbasin nga procesi mësimor.

“Unë do të kërkoj nga drejtorët, nëse ne nuk gjejmë zgjidhje deri më 11 prill, të gjejnë mënyrë të realizimit të mësimit… Unë do të përmend sërish atë çfarë e thash në fillim, me siguri se nxënësit nuk do të bëjnë grevë pasi është një periudhë e rëndësishme për atë. Disa do të duan të përmirësojnë suksesin, të tjerët të përfundojnë vitin shkollor”, tha Shaqiri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ademi: Jemi krenarë për euforinë që ua kemi ofruar tifozëve tanë 

Story i radhës

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për kondicionerë inverterë

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë