Greva e “Pastrimit” vazhdoi edhe gjatë festës së Bajramit

June 7, 2025
1 minut lexim

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë kanë vazhduar protestën edhe gjatë festës së Bajramit.

Ata po protestojnë përpara objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar zgjidhje për krizën financiare që ka prekur ndërmarrjen.

Sindikata e punëtorëve ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka hedhur poshtë kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për pezullimin e përkohshëm të rregullores që përcakton mënyrën e re të pagesës për shërbimet e mbeturinave. Sipas këtij vendimi, faturat për shërbimet e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt kompanisë “Pastrimi” dhe jo përmes operatorëve privatë.

Në këtë kontekst, sindikata ka paraqitur një sërë kërkesash drejtuar Komunës së Prishtinës, duke përfshirë: kthimin e të gjitha mjeteve financiare të inkasuara në mënyrë të paligjshme deri më tani nga Komuna e Prishtinës, në afatin sa më të shpejtë që të fillojë mbledhja e mbeturinave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Hakmarrja e Putin, rusët godasin edhe fëmijët e foshnjën një ditë e gjysmë

Të fundit nga

Abazi: Shqipëria të qëndrojë larg euforisë

Ish-futbollisti i kombëtares, Eduard Abazi flet për sfidën e sotme kundër Serbisë. Ai apelon për qetësi, vetëkontroll dhe përqendrim nga lojtarët, duke kërkuar që aspektin politik ta lënë mënjanë në këtë përballje.
sqmken
ShkoLartë