Greta Thunberg: Nuk blej asnjëherë rroba të reja, mi japin familjarët, miqtë dhe shokët e klasës

November 4, 2022
1 minut lexim

Greta Thunberg tregoi se nuk ka frikë nga asgjë, madje as nga superfuqia e industrisë së modës dhe këtë e zbuloi edhe një herë përmes intervistës së saj me ELLE UK.

Nëse pyesni veten se si ajo vetë përpiqet të zvogëlojë gjurmën e saj ekologjike, ajo përgjigjet:

“Do të thosha se mbi 90% të veshjeve më janë dhënë nga persona të tjerë, si familjarët, miqtë, shokët e klasës. Unë nuk blej gjëra të reja dhe jam e shkurtër, që do të thotë kur njerëzit e tjerë nuk përshtaten me rrobat e tyre të vjetra, mund t’i japin mua. Është e përshtatshme”.

Në një intervistë të mëparshme ajo kishte përforcuar se industria e modës luan një rol vendimtar në krizën klimatike dhe ekologjike. Sidomos kur kostoja paguhet nga punëtorë dhe komunitete të panumërta që shfrytëzohen për t’i dhënë pak gëzim modës së shpejtë dhe për t’i trajtuar ato si të shpenzueshme.”

Greta Thunberg është një figurë kontroverse, por duhet të pranojmë se ndërsa të tjerë të famshëm postojnë fotot e tyre në rrjetet sociale dhe na mbajnë të informuar për veshjen e tyre më të fundit magjepsëse, ajo preferon të mbajë qëndrim për çështje që na shqetësojnë patjetër.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përfundon ankthi, raketa kineze bie në veri të Oqeanit Paqësor

Story i radhës

BE dhe “e çara” ballkanike

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë