Greta Thunberg gjobitet për mosbindje në një protestë për klimën

July 24, 2023
1 minut lexim

Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe është dënuar për mosbindje të urdhrit policor për t’u larguar nga një protestë për klimën në qytetin e Malmos, muajin e kaluar.

Aktivistja suedeze për klimën është deklaruar e pafajshme.

Veprimet e mia janë të justifikueshme”, i ka thënë ajo gjykatës, sipas gazetës Sydsvenskan.

Gjoba ndaj saj do të bazohet në të hyrat që i ka Thunberg.

Ajo ka qenë pjesë e një grupi të protestuesve që e kanë bllokuar një rrugë për kamionët e ngarkuar me naftë.

Thunberg është akuzuar për mosbindje kur policia i ka dhënë urdhër.

Unë besoj që jemi në një urgjencë që kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën”, ka thënë ajo para gjykatës, duke shtuar se “numër pafund i njerëzve”, janë në rrezik./REL

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Faktorët që ndikojnë në rritjen dhe lulëzimin e bimëve

Story i radhës

Moderatori i njohur pjesë e “Dancing With The Stars”?

Të fundit nga

ShkoLartë