Këngëtarja Greta Koçi është shumë e dashur për publikun.
Së fundmi, këngëtarja ka bërë një ndryshim në pamje. Ajo ka hequr dorë nga ngjyra e zezë duke i bërë flokët më të hapura. Kujtojmë që këngëtarja jeton prej disa kohësh në Vienë, me partnerin e saj të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut.
Në një intervistë që dha pak kohë më parë për “Abc e pasdites”, këngëtarja pohoi se respekton privatësinë e bashkëshortit i cili nuk është një personazh publik. E pyetur nga moderatori nëse e kishte veshur fustanin e bardhë, ajo tha se ende nuk kanë bërë një dasmë tradicionale.
Ndërkohë, planeve për të zgjeruar familjen, ajo tha: “Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur.”