greqia synon te behet porta e indise per ne evrope 64e8c2db029d8

Greqia synon të bëhet “porta e Indisë për në Evropë”

August 25, 2023
1 minut lexim

Greqia ka riafirmuar synimin e saj për t’u bërë “porta e Indisë për në Evropë”, gjatë një takimi midis kryeministrave të dy vendeve në Athinë, transmeton Anadolu.

Kryeministri indian, Narendra Modi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Athinë pas një samiti të bllokut BRICS të ekonomive në zhvillim në Afrikën e Jugut.

Në një konferencë të përbashkët për media në Athinë pas takimit, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se lidhjet dypalëshe midis dy vendeve së fundmi kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm.

“Qëllimi ynë kryesor është të dyfishojmë tregtinë dypalëshe me Indinë brenda katër viteve të ardhshme”, tha Mitsotakis, duke theksuar se Greqia dhe India mund të rrisin më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë në ekonomi, mbrojtje, turizëm, kulturë dhe ndryshimet klimatike.

Modi, nga ana e tij, theksoi angazhimin e dy vendeve për ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivel strategjik.

“Ne kemi vendosur të rrisim bashkëpunimin tonë në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, infrastrukturës, bujqësisë, arsimit, teknologjisë së re dhe në zhvillim, si dhe të forcojmë partneritetin tonë strategjik”, tha Modi.

Më herët, kryeministri indian u nderua me Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Greqisë nga presidentja Katerina Sakellaropoulou.

Tregtia dypalëshe midis Greqisë dhe Indisë vitin e kaluar arriti në rreth 2 miliardë dollarë dhe ishte në favor të kësaj të fundit.





MARKETING

RENT A CAR

rusia pretendon se ka rrezuar 42 drone ukrainas 64e8bdb309633
Story i mëparshëm

Rusia pretendon se ka rrëzuar 42 dronë ukrainas

tirana e nis me fitore goleade me sparta belfastin 64e8c2e211415
Story i radhës

Tirana e nis me fitore, goleadë me Sparta Belfastin

Të fundit nga

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

Një tërmet me magnitudë 4 është regjistruar në jug të Stambollit. Sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare thellësia ishte rreth 8 kilometra. Ndërkohë epiqendra u regjistrua në Detin e Marmarasë. Nuk raportohet për dëme.
ShkoLartë