greqia rrit pagat e ushtarakeve nga 13 20 ja si do te funksionoje 67e7024c9747f

Greqia rrit pagat e ushtarakëve nga 13-20%, ja si do të funksionojë

March 28, 2025
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka njoftuar në një konferencë shtypi rritjen horizontale të pagave të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të vendit nga 13% deri në 20%, që do të jepen në tre këste: në 1 prill, 1 korrik dhe 1 tetor.

“Është një reformë në paga që do të zbatohet nga 1 prilli 2025 dhe do të përfundojë në 1 tetor 2025. Kjo është faza e parë e saj. Oficerët e Forcave të Armatosura do të kenë brenda muajve të ardhshëm rritje të pagave mujore nga 13% në 20% e më shumë”, shprehet Nikos Dendias ministër i Mbrojtjes .

Sipas Dendias këto rritje pagash financohen kryesisht nga kursimet e bëra nga vetë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në kuadër të racionalizimit të strukturës së re të Forcave të Armatosura bazuar në të ashtuquajturën “Axhenda 2030” , që parashikon mbylljen e shumë reparteve ushtarake , përqendrimin e forcave në disa të tjera, modernizimin e armatimeve avionëve, anijeve , raketave etj në një program kolosal me vlerë 10 miliard euro .

“Rritjet do të varen nga grada, pozicioni i përgjegjësisë, ushtrimi i menaxhmentit dhe kategoria. Përforcimi total i pagave dhe shtesave bazë të drejtuesve të Forcave të Armatosura do të arrijë në 268 milionë euro”, shton ai.

Duke folur për doktrinën e re të Forcave të Armatosura, Dendias ka thënë se në axhendën e  vitit 2030 përfshihet edhe strehimi për çdo ushtarak  dhe familjen e tij që zhvendoset në periferi të Greqisë ku do ndërtohen brenda katër viteve 4000 shtëpi për ta. Ai ka ripërsëritur deklaratat e kryeministrit Mitsotakis sipas të cilit rritja e pagave për Forca e Armatosura janë shenja minimale e njohjes së rolit që kanë luajtur ato dhe kontributit të tyre në garantimin e sigurisë së çdo qytetari të vendit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

djali i cristiano ronaldos mund te luaje per pese kombetare 67e6febf6a66a
Story i mëparshëm

Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare

bresheri i madh godet podujeven zbardhet toka 67e702f63cf25
Story i radhës

Breshëri i madh godet Podujevën, zbardhet toka

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë