greqia perjeton oret e ferrit banoret ne ndihme te zjarrfikeseve per te vene nen kontroll flaket 64e4e53f33652

Greqia përjeton orët e ferrit! Banorët në ndihmë të zjarrfikëseve për të vënë nën kontroll flakët

August 22, 2023
1 minut lexim

Situatë tragjike me pamje tepër të rënda janë ato mbërrijnë minutë pas minute nga Greqia, ndërsa vendi fqinj po përjeton orët e ferrit.

18 trupa të djegur, që dyshohen të jenë të emigrantëve, u gjetën të martën në një zonë rurale në Greqinë veriore ku zjarret e dala jashtë kontrollit, të favorizuara edhe nga era e fortë, vijojnë të djegin gjithçka gjejnë para për të katërtën ditë radhazi, tha brigada e zjarrfikësve.

Nga pamjet e siguruara për Top Channel nga korrespodenti ynë Artur Bibe shihet qartë se si zjarret masive djegin banesat, ndërsa banorët vendas përpiqen me gjithçka munden për ndihmuar forcat zjarrfikëse për të vendosur nën kontroll flakët.

Zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Ioannis Artopios tha se rreziku i zjarrit mbetet i lartë në ditët në vijim.

56 zjarrfikës mbërritën në Greqi të martën nga Rumania dhe Athina priste ndihmë të mëtejshme nga Republika Çeke, Kroacia, Gjermania dhe Suedia me 64 zjarrfikës të tjerë, 19 makina zjarrfikëse, shtatë avionë dhe një helikopter, tha brigada e zjarrfikësve.

Disa komunitete në rajonin e Evros janë evakuuar pasi autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarreve të reja mbetet i lartë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

saudi pro league drejtuesi nohra keshtu do te behemi me te miret ne bote 64e4e399e50dc
Story i mëparshëm

Saudi Pro League, drejtuesi Nohra: Kështu do të bëhemi më të mirët në botë

studimi inteligjenca artificiale ndihmon ne diktimin e kancerit te gjirit 64e4e9b74453c
Story i radhës

Studimi: Inteligjenca Artificiale ndihmon në diktimin e kancerit të gjirit

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë