Greqia përfshihet nga reshje të dendura të borës dhe erëra të fuqishme

February 6, 2023
1 minut lexim

Rajoni i kryeqytetit të Greqisë është goditur nga moti i ashpër i quajtur “Barbara”, e shoqëruar me reshje të dendura të borës të hënën, duke rritur gatishmërinë në rajon, raporton Anadolu.

Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, temperaturat ranë nën zero si dhe reshjet e dendura të borës janë karakteristikat kryesore të motit të keq, i cili ka goditur edhe pjesë të tjera të vendit.

Kryeqyteti Athinë u mbulua nga bora ndërsa autoritetet mbyllën sektorin publik, shkollat dhe shumicën e dyqaneve me pakicë, ndërsa shumica e trafikut dhe transportit gjithashtu u ndërprenë.

Tragete u ankoruan në portet e Pireut, Rafinës dhe Lavrios për shkak të erërave të fuqishme që arrinin deri në shkallën 9 të Beaufort-it.

Gjithashtu ka pasur edhe ndërprerje të trenave dhe tramvajeve.

Rrethinat veriore të Atikës u mbuluan me dëborë mëngjesin e së hënës ndërsa moti i paqëndrueshëm pritet të zgjasë deri të martën.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme pasi rrugët janë bërë me akull dhe se përdorimi i zinxhirëve të borës është i detyrueshëm.

Të dielën, pjesë të rrugës nacionale Athinë-Lamia u mbyllën ndërsa në disa pjesë të kryeqytetit pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Të dielën përmes numrave evropianë të alarmit të urgjencës 112 u dërgua një mesazh për banorët e disa pjesëve të rajonit të Atikës që të qëndrojnë brenda për shkak të reshjeve të borës.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas tërmetit, Turqia i pezullon krejt aktivitetet sportive

Story i radhës

Kryetari Arben Taravari takoi përfaqësuesit e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim

Të fundit nga

ShkoLartë