Greqia mban raundin e dytë të zgjedhjeve të përgjithshme

Duke filluar nga ora 7:00 e mëngjesit, sot në Greqi u hapën qendrat e votimit për herë të dytë në pesë javë për të vendosur se kush do të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme, raporton Anadolu.

Ish-kryeministri Kyriakos Mitsotakis, fituesi më i mundshëm sipas sondazheve të fundit dhe rezultatit të zgjedhjeve të mëparshme, nuk arriti shumicën e plotë të nevojshme për të formuar një qeveri në zgjedhjet e majit.

Sondazhet e fundit sugjeruan se Partia Demokracia e Re kryeson me 21,5 pikë përqindje ndaj opozitës SYRIZA.

Këtë herë me sistemin e ri zgjedhor, partia fituese do të marrë një bonus prej 20 mandatesh nëse merr të paktën 25 për qind të votave dhe mund të marrë deri në 50 mandate nëse merr rreth 40 për qind të votave.

Gjithsej 9.813.595 shtetas grekë janë regjistruar për të votuar në 21.634 qendra votimi në gjithë Greqinë, sipas Ministrisë së Brendshme.

Të shtunën, më shumë se 25.600 grekë që jetojnë jashtë votuan në raundin e dytë.





Story i mëparshëm

Luizi: Kam luftuar shumë për Kiarën, s’do e çoj mundin dëm

Story i radhës

Laçi firmos me tre futbollistë

Të fundit nga