Greqia dhe Holanda me kushte të reja për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut

February 7, 2022
min lexim

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Greqisë, vërtetohen kushtet e reja për hyrje që vlejnë për periudhën nga 7 deri më 24 shkurt të vitit 2022.

“Sipas vendimit, udhëtarëve nga vendet anëtare të BE-së dhe Marrëveshja e Shengenit, si dhe nga 33 vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së, dhe që i janë bashkuar sistemit të certifikatave digjitale për KOVID të Bashkimit Evropian (European Union Digital Covid Certificate, EUDCC), mes të cilave është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut u lejohet hyrja duke treguar certifikatë digjitale evropiane, respektivisht në mënyrë alternative sipas rendit vijues:

Certifikatën e vaksinimit: nëse kanë kaluar së paku katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e vaksinimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas përfundimit të vaksinimit bazë ose pa afat kohor për udhëtarët që e kanë marrë dozën e tretë, certifikatën që e kanë kaluar sëmundjen pas testimit laboratorik me PCR ose pas kontrollit duke përdorur teste të shpejta të antigjenit (rapid test). Certifikata Digjitale Evropiane për kalimin e sëmundjes lëshohet katërmbëdhjetë (14) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e tij zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas testit; ose rezultate negative nga një test laboratorik me PCR të kryer në shtatëdhjetë e dy (72) orët e fundit para mbërritjes së tyre në Greqi ose nga një test i shpejtë antigjen (rapid test) në afat prej njëzetë e katër (24) orësh para mbërritjes në Greqi”, njoftojnë nga MPJ.

Ndërkaq, shtojnë nga atje, nga nesër, nga nesër (08 janar 2022), ka kushte të reja për hyrjen e udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut në Holandë.

“Ministria e Shëndetësisë në Holandë e klasifikon Republikën e Maqedonisë së Veriut si “zonë me rrezik shumë të lartë”, që është një nivel më lartë se sa niveli i deritanishëm. Për të gjithë udhëtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët udhëtojnë drejt Holandës do të vlejë rregulli i karantinës së detyrueshme. Nga ana tjetër, udhëtarët e vaksinuar (dy vaksina dhe me dozën e tretë (booster) që udhëtojnë nga vende me rrezik shumë të lartë nuk duhet patjetër të hyjnë në karantinë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Грција и Холандија со нови ковид протоколи за македонските граѓани

Story i radhës

Të pasigurta dhe dyshuese, këto shenja horoskopi mbrohen duke u treguar të paedukata dhe të këqija

Të fundit nga

​Masakër në Rusi

Pesë adoleshentë humbën jetën sot kur një festë e datëlindjes në rajonin Irkutsk të Rusisë u shndërrua në tragjedi. Sipas raportimeve, një i ri i dehur sulmoi me thikë të pranishmit në

Kosova në Ballkanikun e Beach Volley

Kombëtaret e Kosovës në beach volley kanë udhëtuar drejt Balıkesir të Turqisë, ku do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Ballkanik BVA! “Në garat për meshkuj, Kosovën do ta përfaqësojnë Erion Bajrami
sqmken
ShkoLartë