Greqi, sulmohet me mjet shpërthyes Lozha e Madhe e Masonëve

July 13, 2023
1 minut lexim

Ndërtesa e Lozhës së Madhe Masonike të Greqisë është sulmuar me një shpërthyes të improvizuar, transmeton Anadolu.

Televizioni Shtetëror Grek (ERT) raportoi se është kryer sulm me një mjet shpërthyes në orën 06:30 sipas kohës lokale përballë ndërtesës së Lozhës së Madhe Masonike në kryeqytetin Athinë.

Mësohet se sulmuesit kanë telefonuar dhe kanë raportuar se “do të ketë shpërthim”, por mjeti shpërthyes ka eksploduar para se ekspertët të mbërrinin në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Ndërsa nga incidenti nuk ka patur viktima apo të plagosur, por janë regjistruar dëme të shkaktuara.

Si rezultat i hetimeve, brenda godinës u gjet një kuti e dytë e dyshimtë. Kutia u asgjësua nga ekipet kompetente.

Zona ku ndodhi shpërthimi është mbyllur për qarkullim dhe ka nisur një hetim i detajuar.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple lançon iOS 17, iPadOS 17 dhe macOS Sonoma për testim publik

Story i radhës

Presidenti iranian kritikon Perëndimin për qëndrimin ndaj vendeve në zhvillim

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë