Greqi, mijëra persona në protesta për vdekjen e adoleshentit që u qëllua nga policia

December 14, 2022
1 minut lexim

Mijëra njerëz dolën në rrugë në Greqi për të protestuar kundër vdekjes së një adoleshenti të komunitetit rom, i cili u qëllua javën e kaluar gjatë një ndjekjeje policore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave greke, demonstratat më të mëdha dje u zhvilluan në kryeqytetin Athinë dhe qytetin port verior të Selanikut, ku protestuesit brohorisnin me slogane kundër policisë dhe politikave “raciste” të shtetit.

Ndërsa policia thoshte se ishin goditur me gurë dhe koktej molotov të hedhura nga disa protestues me maska në Athinë, mediat pranë opozitës pohuan se policia hodhi bomba gazi ndaj protestuesve.

Sipas mediave dhe policisë, dhjetëra demonstrues në Athinë dhe Selanik u arrestuan.

16-vjeçari Kostas Fragoulis u qëllua në kokë gjatë një ndjekjeje policore më 5 dhjetor pasi dyshohet se doli nga një pikë karburanti pa paguar faturën prej 20 euro.

Ai luftoi me plagën e tij në repartin e kujdesit intensiv të spitalit për tetë ditë, ndërsa dje u shpall i vdekur.

Efektivi 34-vjeçar që qëlloi me armë zjarri është pezulluar dhe përballet me akuzën e tentativës për vrasje me dashje dhe shkrepje pa leje me armë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, borë deri në katër centimetra

Story i radhës

BE ngrin 6,3 miliardë euro fonde për Hungarinë, ndërsa Hungaria heq veton për dërgimin e ndihmës në Ukrainë

Të fundit nga

Prishtina barazon me kampionin

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti Bleart Tolaj ka
ShkoLartë