Mentor Nazarku nga RTSH komentoi përmendjen e Grenellit se po ndihmon kryeministrin Rama në fushatë.
“Jo në fakt, zoti Grenell nuk është përfshirë në fushatë. Përmendja e tij në atë shkrim si njeri që e ndihmonte zotin Rama për marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë, ky shkrim pati përgënjeshtrim nga zoti Grenell dhe u shpërnda. Ky përgënjeshtrim i Grenellit i shpërndarë nga djali i zotit Trump bëri efektin e kundërt”, tha Nazarku.
Ndërsa lidhur me situatën e partive politike para zgjedhjeve, ai tha se situata po vazhdon të mbetet e qetë.
“Përgjithësisht vazhdon që të ngelet në tone të qeta, natyrisht kemi hyrë në 190 ditëshin e finishit kështu që mund të pritet intensifikim dhe gjestet”, tha Nazarku.
Ndryshe, sondazhi i fundit nga kompania amerikane dha prognozën se Partia Socialiste do të fitojë shumicën.
“Duket se nuk ka befasi, duhet thënë që edhe rezultati sipas këtyre sondazheve është një rezultat relativisht i mirë, duke marrë parasysh peripecitë që ka kaluar zoti Berisha”, tha Nazarku.
Burimi: botasot.info