Grenell kapet me Sveçlën për arrestimin e spiunes ruse, paralajmëron ndalimin e zyrtarëve të Kosovës në të ardhmen

August 7, 2022
1 minut lexim

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, ka reaguar për arrestimin dhe shpalljen “non grata” të spiunes ruse, Daria Aslamova.

Pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte shkruar në Twitter se rusja Aslamova u arrestua në të njëjtën ditë kur Policia e Kosovës u sulmuannga bandat kriminale në veri të vendit, Grenell reagoi duke thënë se ky “është një precedent i tmerrshëm”.

“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm”, shkroi Grenell.

“Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, shtoi ai, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër çdo lloj mase reciprociteti me Serbinë që Kosova synon ta vendos.

Sveçla kishte shkruar se arrestimi i Aslamovës, të cilën sot njoftoi se e ka shpallur “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vjet – është “ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës”./Ekspress/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E privoi nga jeta 30 vjeçarin në qytetin e Ferizajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për Januzin

Story i radhës

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, edhe në Ersekë përfshihet nga flakët një masiv pyjor

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë