Grenell i “kapet” ambasadorit gjerman: Jeni në anën e gabuar të historisë, po përqafoni një fashist si Kurti

December 19, 2023
1 minut lexim

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me vizitën e Sekretares Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller.

Grenell në platformën “X” ka shkruar se “gjermanët janë në anën e gabuar të historisë”.

Ai gjithashtu e quan fashist kryeministrin Albin Kurti.

“Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi. Mjerisht, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiq ranë dakord të parashtronin së bashku. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin”, ka shkruar Grenell.

Grenell ka shtuar se “çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë”.

“Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti”, shkruan ai.

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ditë më parë adresoi kritika të shumta ndaj kryeministrit Kurti.

Duke komentuar fitoren e Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij SNS në Serbi, Grenell shtoi se kjo fitore erdhi si rezultat i menaxhimit të situatës me Kosovën, duke pohuar se sjellja e Albin Kurtit, të cilin e etiketon si “ekstremist”, ka pasur ndikim në këtë rezultat.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjashtë raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë

Story i radhës

Viola von Cramon i numëron shkeljet në zgjedhjet e Serbisë, kërkon hetim ndërkombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë