Grekët “djegin’ Athinën, çfarë po ndodh në Greqi?

November 10, 2022
1 minut lexim

Brenda pak minutash dhjetëra molotov dhe bomba me gaz lotsjellës të hedhura nga të rinj anarkistë para Parlamentit kanë bërë që të shpërndahet protesta paqësore që po zhvillohej në qendër të Athinës, si pjesë e grevës së përgjithshme 24 orëshe që kishin shpallur sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat.

Pas një përleshjeje me forcat policore të paktën dhjetë persona janë shoqëruar dhe dy janë arrestuar për incidentet e dhunshme . Trazira ka pasur edhe në Selanik ku 8 persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar dhe shkatërruar disa dyqane në qendër të qytetit pas mitingjeve të protestës që u zhvilluan edhe atje.

Të paktën 20000 protestues sipas policisë kanë marshuar nëpër rrugët e Athinës në grevën e dytë të thirrur këtë vit nga sindikatat me kërkesa kryesore kundër rritjes së çmimeve.

“Duhet të rriten tani pagat tona, të vendoset një kufi tavan tek çmimet, të hiqet TVSH-ja , të ndalohet bursa e energjisë, qeveria të ndalojnë së vjedhuri jetën tonë, të ardhmen tonë”, tha një protestues.

“Na ka prekur të gjithëve shtrenjtësia ,është e tmerrshme tek karburantet, tek ushqimet,por përveç tyre kemi edhe çështje të mëdha të demokracisë në vend”, u shpreh një tjetër. 

Punëtorë studentë pensionistë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë kërkuar rritje të pagave e pensioneve, kontratave kolektive të punës, masa ndaj inflacionit në rritje dhe çmimeve të papërballueshme të faturave të energjisë elektrike, karburanteve dhe artikujve të përditshëm.

Greva ndërpreu shërbimet publike  në të gjithë vendin, krijoi probleme me transportin rrugor, ajror dhe detar duke ndërprerë lidhjet me ishujt, shkollat u mbyllën, spitalet publike kanë funksionuar me staf të reduktuar, në grevë kanë qenë edhe gazetarët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kujdes, kjo është dhoma më e rrezikshme në shtëpinë tuaj

Story i radhës

KF Prishtina e edicionit 1988-1989, disa emra interesant 

Të fundit nga

Shqipëria e nis 2025-tën me binjakë

Jo një, por dy. Binjakë janë dy fëmijët e parë që kanë lindur në Shqipëri në vitin 2025. “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë”, ka shkruar

Isak kërkohet nga klubi i madh

Klubi italian, Inter raportohet se e dëshiron qendërmbrojtësin e Atalantës, Isak Hien. Kampionët në fuqi të Italisë, besojnë se Hien është lojtar ideal për ta zëvendësuar Francesco Acerbin, i cili po përballet
ShkoLartë