Greizmann mund të quhet “viktima” e një pakti “shkatërues”

September 8, 2022
1 minut lexim

Antoni Greizmann mund të quhet “viktima” e një pakti “shkatërues” për karrierën e tij. Marrëveshja e huazimit të sulmuesit nga Atletico Madrid dhe Barcelona nuk është ajo e duhura, pasi indirekt po ndikon te ylli francez, i cili për shkak të kësaj marrëveshje ka vetëm 30 minuta në dispozicion.

Por në mes të kësaj ka një të mirë. Marrëdhënia e Diego Simeone dhe Antonio Griezmann është e shkëlqyer, me dyshen që pavarësisht gjithçkaje kanë mbajtur raporte të mira mes tyre.

Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen që Atletico luajti kundër Portos, ku dyshja u përfaqun dy herë mes tyre. E para ndodhi pas golit të shënuar nga Greizmann dhe e dyta ndodhi në fund të ndeshjes, si për të treguar se janë të detyruar të pranojnë urdhra që ata vetë e dinë që s’mund të bëjnë asgjë për t’i ndryshuar.

Sulmuesi është pajtuar tashmë me faktin se do të jetë një lojtar zëvendësues dhe që ai duhet të zbres gjithmonë në minutën e 60-të në fushën e lojës, dhe për këtë ai po bën maksimumin e tij për të dëshmuar se është “pre” e një marrëveshje famëkeqe.

E gjithë kjo bëhet për shkak se Atletico nuk pranon të paguajë klauzolën e blerjes së kartonit që kushton plot 40 milionë euro.

Në fakt, vetëm ata që janë përgjegjës do të vendosin se kur do të përfundojë ky skenar i pranuar nga Simeone … dhe vetë Griezmann . Ndryshe nga sa mund të duket, tre golat e 8-shit bëjnë vetëm përpjekje për të qetësuar ujërat ndërkohë që situata kontraktuale mes Atletico-s dhe Barçës është vendosur dhe lojtari po bën maksimumin e tij në ato 30 minuta aktivizimi..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

watchOS 9 mbërrin më 12 Shtator

Story i radhës

Varësia nga ‘lajmet e këqija’, studiuesit: Po ju dëmtojnë shëndetin mendor dhe fizik

Të fundit nga

ShkoLartë